Bota

Thaçi njoftoi se i ka dhënë mandatin Hotit, LVV: Kemi dërguar dekretin në Kushtetuese

30 Prill 2020, 15:40 Nga DOSJA
Thaçi njoftoi se i ka dhënë mandatin Hotit, LVV: Kemi

KOSOVË- Lëvizja Vetëvnedosje ka njoftuar sot se vendimi i Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Abdullah Hotit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, bashkë me Arbërie Nagavcin, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për velrësimin e kushtetushmërisë së dekretit me të cilin presidenti Thaçi ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hotin, për kryeministër.

Pas dorëzimit të padisë ata kanë folur për mediat, ku kanë thënë se kërkojnë vlerësimin e Kushtetushmërisë të dekretit të presidnetit që e bëri publik para pak kohe. Selimi u shpreh se Thaçi me qëllim ka publikuar një dekret të tillë të enjtën, meqë nesër është festë dhe administrate e Kushtetueses nuk punon.

Presidenti është kujdesur që qoftë Gjykatën Kushtetuese qoftë administratën ta zëjë të pushuar si pasojë e festës zyrtare dhe vikendit”, shtoi ai Selimi. Ndërkohë Nagavci ka treguar se gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për vendosjen e masës së përkoshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lëvizja vetëvendosja qeveria e re ne kosove rexhep selimi lëvizja vetëvendosja qeveria e re ne kosove rexhep selimi

Sondazh

Poll