Aktualitet

Përdhunimi i 17-vjeçares në Sarandë, SHÇBA dërgon në prokurori 3 policë: Kanë shpërdoruar detyrën

30 Prill 2020, 17:35 Nga DOSJA
Përdhunimi i 17-vjeçares në Sarandë, SHÇBA

SARANDË- Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ka pezualluar nga puna tre efektivë të Policisë Sarandë dhe tashmë çështja e tyre është në prokurori. Në një njoftim SHÇBA shkruan se  pas transmetimit të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet.

Në bazë të hetimeve të ktyre ditëve akuzohen për shpërdorim tre policisë të Komisaritat Sarandë. “Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet; – N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit,dhe Inspektor B.N., SPZ”, do të përballen me drëjtësinë.

NJOFTIMI I PLOTË

SHÇBA referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre” Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë; – N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë; – Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë. Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90.

Prej disa javësh historia e abuzimit të të miturës ka marrë vëmendjen e mediave. Ajo akuzon disa persona se kanë abuzuar me të, dhe se ne dijeni kanë qënë edhe prindërit. Ndërsa prindërit e vajzës, janë shprehur se vajza e tyre gënjen pasi është nën influencën e të dashurit të saj. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim nga shçba perdhunimi i 17 vjecares ne sarande pezullohen 3 police ne sarande arrestim nga shçba perdhunimi i 17 vjecares ne sarande pezullohen 3 police ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Prill 2020, 16:51

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë sot me dije masat e reja të qeverisë në luftën kundër COVID-19. Deklarata e Manastirliut isht...