Aktualitet

Gazetaret e punësuara në UKT e OSHEE, ngre zërin mjekja Anika Dokle: Janë vetëm maja e ajsbergut. Marrin nga 5 rroga e shaj

30 Prill 2020, 17:07 Nga DOSJA
Gazetaret e punësuara në UKT e OSHEE, ngre zërin mjekja Anika

TIRANË– Mjekja e njohur Anika Dokle, e cila është dhe vajza e ish-deputetit socialist, Namik Dokle ka reaguar lidhur me lajmin e punësimit të gazetareve pranë institucioneve në vend.

Me anë të një statusi në Facebook, Dokle shkruan se Kazhani është vetëm maja e ajsbergut, pasi përveç saj dhe kolegeve, shumë të tjerë janë të angazhuar në struktura të tjera dhe shpërblehen me rroga të majme. Mjekja shkruan se janë pikërisht këta personazhe që linçojnë në portalet e tyre kur u preken interesat personale. Megjithatë Dokle nuk ka zgjedhur që të përmendë emra konkretë.

“Kaz(h)ani është maja e ajsbergut. Janë të shumtë në këtë vend ata që përveç pagës në ushtrim të funksioneve organike, kanë edhe të ardhura të tjera nga angazhime në struktura kolegjiale(borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera). Ka nga ata që marrin edhe 5(më e pakta) rroga njëherësh, dhe ç’rroga!! Janë këta që të shajnë me libër shtëpie e të linçojnë portaleve dhe platformave sociale, kur u cënon interesat personale me statuse në mbrojtje të interesave të publikut,”-shkruan mjekja.

Ditën e sotme u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT. CNA.al sqaroi se Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila dokle bieta sulo elona meco mira kazhani oshee ukt anila dokle bieta sulo elona meco mira kazhani oshee ukt

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Prill 2020, 16:51

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë sot me dije masat e reja të qeverisë në luftën kundër COVID-19. Deklarata e Manastirliut isht...