Aktualitet

30 Prill 2020, 16:51 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë sot me dije masat e reja të qeverisë në luftën kundër COVID-19. Deklarata e Manastirliut ishte me video dhe u publikua në Facebook, sikur të ishte live.

Por duket se kjo deklaratë ka qenë e regjistuar dhe ministrja ka bërë një lapsus teksa po lexonte tekstin e përgatitur më herët.

Duhen masat e distancimit social dhe ato të higjienës, e kuptojmë se ky normalitet do të kërkojë vazhdimësi… edhe njëherë. Të dashur qytetarë finalizimi i këtij i plani do të zbatohet nëse ju do të respektoni masat e distancimit social dhe ato të higjienës”, u shpreh ajo.  

Këto deklarata minisrtrja e Shëndetësisë, i bëri teksa tregoi sot të gjitha masat lehtësuese që do hyjnë në fuqi nga data 4 maj. Do ketë 18 bashki që kthehen në zona të gjelbra, e do lejohet udhëtimi me taksi në të gjithë vendin. Ministrja u shpreh se në 11 maj do hapen berberët dhe parukerët, e në 18 baret e restorante. Nëse do ketë rritje të të infektuarve do ketë masa shtrënguese

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manastirliu 30 prill 2020 masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu manastirliu 30 prill 2020 masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll