Aktualitet

Manastirliu tregon masat lehtësuese: Nga 4 maj lejohet udhëtimi me taksi në të gjithë vendin. Berberët e parukerët hapen

30 Prill 2020, 17:17 Nga DOSJA
Manastirliu tregon masat lehtësuese: Nga 4 maj lejohet udhëtimi me

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se masat lehtësuese që janë marrë nga qeveria në kuadër të fazës së dytë në luftën me COVID-19. Gjatë deklaratës, ministrja u shpreh se në javën e ardhshme do të ketë një sërë lehtësimesh të tjera dhe po mendohet hapja e disa kategorive të biznesit.

Ministrja njoftoi se nga data 4 maj do të përfshiren në “zona të gjelbërta” edhe të 18 bashki të tjera në vend që konsiderohen me risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Më tej ajo tha se një tjetër lehtësim do të jetë dhe lëvizja me taksi në të gjithë vendin, ku mund të jenë 2 anëtarë të një familje gjatë udhëtimit. Ndërkohë në 11 maj do të lejohen të vijojnë punën berberët dhe parukerët, por duke zbatuar protokollet strikte që janë miratuar nga qeveria.

Një tjetër lehtësim që po diskutohet dhe është lëvizja me makinë brenda një qarku dhe nëse kërkohet dalja jashtë qarkut duhet një autorizim që do merret në E-Albania. Emigranët që do riardhesohen nga java e ardshme nuk do detyrohen më të rrinë të izoluar në hotele për 14 ditë, po karantinimi do të bëhet në banesat e tyre. Manastriliu bëri edhe njëherë me dije se gjithçka do të varet nga ecura e pandemisë dhe nëse do ketë shtime të rasteve atëherë do të vihen në zbatim masat shtrënguese.

TË GJITHA MASAT LEHTËSUESE: Nga data 4 maj edhe 18 bashki do jenë zona të gjelbra. Nga data 4 maj taksitë do të lejohet të tranportojnë qytetarë në të gjithë vendin.  Nga data 4 maj emigrantët e kthyer mund të karantinohen në banesat e tyre. Nga data 11 maj do të hapen berberët dhe parukrët. Nga data 18 maj do hapen baret dhe restoranet që kanë ambient të jashtëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manastirliu 30 prill 2020 masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu manastirliu 30 prill 2020 masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Prill 2020, 16:51

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë sot me dije masat e reja të qeverisë në luftën kundër COVID-19. Deklarata e Manastirliut isht...