Aktualitet

Plagosja në Shkodër dy ditë më parë, Gjykata lë në burg të arrestuarin Isufi

30 Prill 2020, 15:45 Nga DOSJA
Plagosja në Shkodër dy ditë më parë, Gjykata lë

TIRANË- Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër, ka zhvilluar sot seancën e masës së sigurisë kundër shtetasit Hasan Isufi, i cili akuzohet për plagosjen e Gëzim Bicit.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet se Isufi është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit dhe kërkuan një masë më të lehtë, siç është ajo e “detyrimi paraqitje”.

Gjyqtare e kësaj çështje, Kostandina Kuro, pranoi kërkesën eprokurorit Astrit Halilaj dhe cilësoi të ligjshëm arrestin.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në urën e Bunës në Shkodër. I plagosuri Gëzim Bici, u qëllua pasi ishte ndjekur për disa metra nga autorët. Ai mori një plumb në qafë dhe krah.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim bici hasan isufi plagosje në shkodër gëzim bici hasan isufi plagosje në shkodër

Sondazh

Poll