Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e mirë për emigrantët: Nga data 4 maj mund të izolohen dhe në banesat e tyre e jo më në hotele

30 Prill 2020, 16:56 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin e mirë për emigrantët: Nga data 4 maj mund

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar sot masat e reja lehtësuese që do hyjnë në fuqi shumë shpejt. Minsitrja ka bërë me dije se personat që do vijnë nga jashtë dhe që jetojnë në zonat e kuqe mund të karantinohen dhe në banesat e tyre, por të mbikqyrur nga autoritete.

 

Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara” tha Manastirliu. Manastirliu ritheksoi se nëse gjatë ketyre dy javëve do të vihet re, që kushtet dhe situata do të pesojë ndryshime, për shkak të rihapjes, do të duhet të ri-kthehemi ne situatën e mbylljes së detyrueshme”, u shpreh Manastirliu.

Këto deklarata minisrtrja e Shëndetësisë, i bëri teksa tregoi sot të gjitha masat lehtësuese që do hyjnë në fuqi nga data 4 maj. Do ketë 18 bashki që kthehen në zona të gjelbra, e do lejohet udhëtimi me taksi në të gjithë vendin. Ministrja u shpreh se në 11 maj do hapen berberët dhe parukerët, e në 18 baret e restorante. Nëse do ketë rritje të të infektuarve do ketë masa shtrënguese

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manastirliu 30 prill 2020 masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu manastirliu 30 prill 2020 masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Prill 2020, 16:51

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë sot me dije masat e reja të qeverisë në luftën kundër COVID-19. Deklarata e Manastirliut isht...