Politike

30 Prill 2020, 13:12 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se si do të procedohet për fundjavën. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se të shtunën dhe të dielën, të moshuarit do të lejohet që të dalin deri në orën 10:00 të paradites. Po ashtu, këto dy ditë nga ora 11:00-17:30, do të kenë orarin për të dalë të gjithë prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.

Po ashtu të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa përveç dy kategorive të lejuara të gjithë do të duhet që të qëndrojnë brenda. E ndaluar është edhe lëvizja me mjete private. Rama shkruan se pasditen e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të bëjë të ditur planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj.

Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30. Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Të dielën të gjitha mbyllur! Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj,”-shkruan Rama. 

Pavarësisht masave të marra, COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vend janë infektuar 773 persona dhe kanë humbur jetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë. Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll