Bota

“S’ishte në makinë me mua, VV ndërmarrje kriminale”/ Kurti sfidon Thaçin: Hajd bëjmë debat televiziv ne të dy, merr

30 Prill 2020, 05:43 Nga DOSJA
“S’ishte në makinë me mua, VV ndërmarrje

Kosovë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar së fundmi se hyrja e Presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri në këtë kohë pandemie është një shembull i keq. Kurti në një postim në Facebook, i ka kthyer përgjigje Thaçit, pas akuzave të këtij të fundit se VV është një ndërmarrje kriminale dhe se deklaratat e saj janë të pavërteta. Kurti i thekson Thaçit që të mos shajë si kalama dhe e fton atë në një debat televiziv,  ku  shprehet se presidenti mund të marrë me vete edhe Behgjet Pacollin.

 

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.”, shprehet Albin Kurti në një postim në Facebook.

Krijimi i qeverisë së re në Kosovë ka sjellë edhe debate të shumta. Mediet vendase kanë raportuar së fundmi se Hashim Thaçi ka bërë së fundmi një vizitë në Tiranë. Nuk dihet se cili ishte qëllimi i kësaj vizite, por çështja kryesore në Kosovë tani është krijimi i qeverisë. Ndërkohë edhe Behgjet Pacolli ndodhet në Tiranë, masë kjo marrë për COVD-19. Vetëvendosja ka hedhur akuza ndaj Presidentit, pasi ka deklaruar se Pacolli ka qenë në makinën e Thaçit, teksa ky i fundit po kthehej për Kosovë,  dhe sipas tyre deputeti ka hyrë në mënyrë të paligjshme në këtë shtet. Por këto akuza janë mohuar nga Hashim Thaçi, 

J.V/Dosja.a

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll