Bota

Deputetja e Vetëvendosjes, Pacolli: Thaçi nuk është në gjendje të mirë mendore, është i pamatur në reagimet e tij

30 Prill 2020, 05:30 Nga DOSJA
Deputetja e Vetëvendosjes, Pacolli: Thaçi nuk është

Kosovë- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar në emisionin DPT në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithmonë reagon kur partia e saj ia prish planet dhe i sulmon këta të fundit. Ajo u shpreh më tej se Thaçi nuk është gjendje të mirë mendore.

‘’Nuk është e çuditshme që presidenti reagoi. Sa herë që VV ja prish planet ai reagon dhe na quan kriminel. Është reagim i pamatur pasi nuk duket që ai nuk është në gjendje të mirë mendore.  Tani për tani duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore.  Ai e kaloi kufirin për të shkuar në Shqipëri. Ai është dashur të i nënshtrohet masave siç do qytetar vendi. Është dashur të lajmërojë protokollin e shtetit. Nga ajo që kam lexuar në raportin e policisë ai ishte ulur në ulësen e parë. Nuk ka rregulla që lejojnë të ulen personi VIP në ulëse të parë. Të gjithë i dimë sulmet që i marrim si VV kur ua prishim planet kundër shtetit. Në të kaluarën janë munduar të na thonë se jemi organizatë terroriste”, u shpreh ajo.

Ditët e fundit Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ende nuk duhen arsyet se kësaj vizite misterioze, por mund të ketë lidhje me krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Një ditë më parë u arrit dhe marrëveshja mes LDK-së dhe AAK-së në Kosovë për qeverinë e re, ku Haradinaj mori 4 ministri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fitore pacolli hashim thaci qeveria e re ne kosove fitore pacolli hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll