Bota

Amnisti për krimet e gjenocidit serb? Haradinaj i prerë: Vetëm drejtësi për viktimat, gati të përballem me çdo gjykatë

29 Prill 2020, 20:40 Nga DOSJA
Amnisti për krimet e gjenocidit serb? Haradinaj i prerë: Vetëm

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për tezën që po qarkullon sëfundmi në Kosovë, se për të arritur marrëveshjen me Serbinë duhet falur krimet e luftës.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Haradinaj u shpreh kategorikisht kundër një amnistie për krimet e gjenocidit serb në Kosovë dhe tha se ai ishte gati të përballej me çdo gjykatë.

Jo vetëm ne që jemi shqiptare, apo Ballkani por gjithë bota e di çfarë ka ndodhur në luftën e 1998- 1999. Regjimi i Millosheviçit kreu gjenocid, aq sa detyroi botën të ndërhyjë. Ishin momente të vështira për shqiptarët. Kosova s’duhet të ketë pozicion inferior. UÇK s’ka pse të ndihet keq prandaj duhet të kërkojmë drejtësi për viktimat. Unë 2 herë kam dhënë dorëheqjen dhe përballem me çdo gjykatë për të vërtetuar pafajshmërinë e shqiptarëve, timen dhe të UÇK-së”, u shpreh kreu i AAK.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni krimet serbe ne kosove ramush haradinaj krimet serbe ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll