Bota

Haradinaj tregon pse pranoi bashkëpunimin me LDK-në: Kemi programe të ngjashme, e kishim për detyrë të formonim qeverinë

29 Prill 2020, 20:50 Nga DOSJA
Haradinaj tregon pse pranoi bashkëpunimin me LDK-në: Kemi programe

KOSOVË– Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur sot për krijimin e qeverisë së re dhe ka treguar pse pranoi ftesën e LDK-së. Sipas tij programet e AAK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë të ngjashme, por krijimi i qeverisë së re ishte një detyrë sipas tij.

Po ashtu ai u shpreh se dy partitë kanë një histori bashkëpunimi më parë që kohën e Rugovës dhe përderisa janë qartësisht kundër ndarjes së territoreve.

“Tani ka pasur një shpresë të madhe në Kosovë që ndryshimet dhe krijimi i një qeverie të re mes LVV-së dhe LDK-së me kryeministër Albin Kurtin që do ishte shpresë për të rinjtë dhe për luftën kundër korrupsionit. Por qeveria dështoi. Dështoi për pritjet dhe humbi besimin e partnerin LDK.

Është obligimi ynë të krijojmë qeverinë e re, mos e lëmë vendin pa qeveri. Jam i bindur se është një vetëdije e lartë që duhet të jemi afër opozita dhe mazhoranca sidomos për temat nacionale Tani edhe AAK dhe LDK janë parti të qendrës së djathtë dhe kanë pasur kundër ndryshimit të territoreve. Ky është një qëndrim bukur i qëndrueshëm përballë këtij konsipracioni politik”, u shpreh Haradinaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove ramush haradinaj lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll