Aktualitet

Shkon në 31 numri i viktimave nga COVID-19, Ministria: Prej një muaj ishte i shtruar, kishte dhe sëmundje shoqëruese

29 Prill 2020, 20:13 Nga DOSJA
Shkon në 31 numri i viktimave nga COVID-19, Ministria: Prej një muaj

TIRANË– Shënohet viktima e 31 nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë një 71-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose i njohur ndryshe si “COVID 2”.

Gjithashtu bëhet me dije se 71-vjeçari me iniciale B.S., nga Shkodra kishte një muaj i shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje rëndë. Ministria bën me dije se i moshuari  vuante edhe nga sëmundje bashkangjitëse si: pneumoni bilaterale, diabet, insuficiencë kardiake, hipertension dhe anemi kronike.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. 31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Ndërkohë numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID edhe 16 persona të tjerë. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Ndërsa,  numri i të shëruarve ka shkuar në  455 dhe kanë humbur jetën 31 persona.  Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll