Aktualitet

‘Plas’ koronavirusi brenda fasonerisë në Tiranë, të infektuara dy punonjëse dhe shefja e madhe

29 Prill 2020, 19:49 Nga DOSJA
‘Plas’ koronavirusi brenda fasonerisë në Tiranë,

TIRANË– Infektimi me koronavirus në fasoneri duket se nuk ka mbetur në Krujë, pasi rastet e para janë shënuar edhe në Tiranë. Burime për Dosja.al pranë ISHP-së bëjnë me dije se një biznes në autostradë janë infektuar dy punëtore dhe shefja e tyre. 

Duke qënë se fasoneria është kthyer në një vatër infektimi, Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur që të mbyllë biznesin. 

Rastet në Tiranë, vijnë pas atyre në Krujë, ku deri më tani janë shënuar 102 raste pozitive me koronavirus, ndërsa vetëm 9 prej tyre janë shëruar. Pandemia u përhap brenda një fasonerie, dhe më pas punonjëset e saj e transmetuan edhe tek familjarët e tyre. 

Drejtuesit e tyre bënin me dije se kishin respektuar të gjithë protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa punonjëset shpreheshin se pretendimet e tyre nuk ishin të vërteta dhe se në fabrikë nuk kishin as sapun për duart. 

Ndërkohë që qeveria refuzonte mbylljen e tyre, pasi i konsideronte si biznese esenciale, opozita ka bërë thirrje që prej rasteve të para të infektuara për mbylljen e tyre. Kryedemokrati Lulzim Basha por edhe figura të tjera kanë kërkuar mbylljen e tyre dhe përfshirjen e punonjësve në planin ekonomik të qeverisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tirane koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tirane

Sondazh

Poll