Aktualitet

Pipero optimist për situatën e COVID-19: Kemi kaluar pikun, na lejon të nisim hapjen graduale

29 Prill 2020, 19:55 Nga DOSJA
Pipero optimist për situatën e COVID-19: Kemi kaluar pikun, na lejon

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. I ftuar sot në emisionin “Arena”, Pipero tha se situata është nën kontroll në Shqipëri dhe piku u virusit ka kaluar. Ai shtoi se pandemia në Shqipëri ka pasur një ecuri të butë, totalisht të kontrollueshme ka lejuar mundësinë e hapjes graduale.

Nga 700 e ca raste, më shumë se 400 e ca janë shëruar tanimë. Kjo lloj shifre nuk na tremb, kjo shifër na dëshmon që virusi është këtu, masat janë adekuade, strategjia është adekuade, e kemi kaluar prej 2-3 javësh pikun e epidemisë.

Sipas studiuesve, piku është kur numri i rasteve pozitive shkon paralelisht me numri ne të shtruarve në spitale. Të gjithë treguesit rikonfirmojnë, se ecuria e epidemisë është nën kontroll, e menaxhuar, edhe referuar masave të qeverisë, dhe respektimit të rregullave të qytetarëve, dhe me këmbënguljen tonë”, u shpreh mjeku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero

Sondazh

Poll