Aktualitet

‘Shkrova poezi për të dashurin tim’/ Mimoza Ahmeti “rrëfen” ndër vargje: Si u ‘keqkuptua’ me mua

29 Prill 2020, 18:40 Nga DOSJA
‘Shkrova poezi për të dashurin tim’/ Mimoza Ahmeti

TIRANË– Poetja Mimoza Ahmeti ka marrë pjesë në një cikël leximesh nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, duke lexuar “Tjetri”. Ahmeti shkruan se ‘diktatorja’ që nuk e takoi asnjëherë, e kishte keqkuptuar për poezinë që ajo i kishte dedikuar të dashurit të saj.

Poetja lë të kuptohet në vargje, edhe pse pa përmendur emra, se shkrimi i dedikohej gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijes.

Unë isha një poete e re, që ajo nuk e takoi asnjëherë. Ajo ishte një grua, “Diktatorja”, që unë nuk e takova asnjëherë. Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja “hiena me sy të kaltereme”. Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime! Gruaja “Diktatore” kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të. Kur “Diktatoren” e rrëzuan nga pushteti, kritiku më në zë i letrave dhe esteti, më thoshte që donte të shkruante një libër për mua. Se si diktatura më kishte censuruar dhe përndjekur. Unë nuk mund t’i shpjegoja atij se ajo poezi e mallkuar, që e kishte bërë atë grua të tërbohej, i kushtohej të dashurit tim. Kritiku estet më ndiqte. Vazhdoja t’i ikja, derisa ndërroi jetë.
Po këtë vit, ndoshta nga Corona, ndërroi jetë edhe “Diktatorja”. Tani që ata të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pohoj se diktati vjen nga keqkuptimi dhe se frika nga tjetri krijon fantazmën historike,”-reciton Ahmeti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mimoza ahmeti nexhmije hoxha mimoza ahmeti nexhmije hoxha

Sondazh

Poll