Aktualitet

Xhaçka jep detaje për 3 ushtarët e infektuar: Janë asimptomatikë, janë nën kujdesin e mjekëve

29 Prill 2020, 19:34 Nga DOSJA
Xhaçka jep detaje për 3 ushtarët e infektuar: Janë

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka treguar detaje për infektimin e tre ushtrave që ishin pjesë e KFOR-it në Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Xhaçka u shpreh se të tre ushtrarët janë asimptomatikë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

“Janë 29 efektivë të FA që shërbejnë atje, 3 janë diagnostifikuar me COVID 19, kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokollit që duhet të ndiqnin. Ata fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe MSH. Janë asimtomatikë “,- tha ministrja.

Më tej ajo u shpreh se ministria është në kontakte me të gjithë ushtarakët tanë kudo në botë, nuk kemi asnjë rast tjetër të infektuar më koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirisi në shqipëri masat kunder covid 19 olta xhacka koronavirisi në shqipëri masat kunder covid 19 olta xhacka

Sondazh

Poll