Pipero flet për rinisjen e futbollit: Ndeshjet të bëhen 40 minuta, të ruhen distancat fizike gjatë stërvitjes
29 Prill 2020, 18:57Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për mundësinë e rinisjes së aktiviteteve sportive në vend dhe të futbollit në veçanti. Në një intervistë për “RTSH Sport” Pipero theksoi se nëse futbollistët nuk do të mund të përballojnë 90 minutat e lojës, atëherë duhet ndeshjet duhet të luhen për 40 minuta.
“Është një pyetje e vështirë, por është një pyejte që duhet të marrë nga përgjigje nga epideomologët. Mendoj që nëse gjatë stërvitjes ka mundësi të respektohet distanca fizike dhe kjo mund të bëhet gjatë stërvitjeve. Për ndeshjet me duket pak më e vështirë për ta realizuar.Të gjitha masat që mund të merren si bërja e tamponëve, nuk na siguron që jemi 100% të painfektuar. Unë si mjekë mund të thoja që po mund të lejojmë stërvitjen edhe ndeshjet, por janë një sërë masash që duhen marrë.
E kemi thënë shumë herë që mosha e re mund të preket dhe të mos të ketë simptoma. Do të thoja që nëse do të lejohet aktiviteti, duhet të respektojnë distancimin social pasi mund të infektojnë pjesën tjetër të familjes. Nuk jam dakord që sportet e tjera në ambient të mbyllur të hapen pasi është ndryshe futbolli që luhet në një ambient të hapur. Mendoj se lojtarët mund ta përballojnë nga ana fizike. Po përse mund të mos reduktohet koha e lojës e të zhvillohen dy pjesë nga 20 minuta”, përfundoi Pipero.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demorkatike, Jamarbër Malltezi, akuzon qeverinë se po dëmton bregdetin në Gjirin e Lalëzit. Në një...
TIRANË – Hamit Domi, jo vetëm nuk ka shkurtuar punëtorë, por u ka rritur rrogën gjatë kësaj periudhe krize.“I pyeta punëtorët nëse donin të dilnin në punë....
SHBA- Dr. Rifat Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester një nga pikat e hershme të nxehta të koronavirusit në Nju Jork. Para disa javësh, Dr. Lati...
ITALI– Tridhjetë mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Breshia të Italisë për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj në këtë situatë pandemie, e kanë përfun...
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë prej kohësh po ndjek zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ecurinë e saj. Në një postim në Facebook, bën me dije se Gjyk...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar sjelljet që njerëzimi ka adoptuar ndër shekujt. Duke nisur që nga dalja nga shtëpia e deri tek përshënd...
TIRANË- Ilir Versula punon si kryeinfermier në pavijonin e dytë të shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i njohur ndryshe edh...
TIRANË- 21 shoqata të biznesit kanë reaguar sot kundër zëvendës Kryeministrit Erion Braçe, duke i thënë se ai po kërkon një konflikt social. Në një ...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka treguar në një lidhje në “Abc Neës”, gjendjen e tre ushtarëve KFOR-it të infektuar me Covid-19 në Kosovë, të cilët me origjinë...