Bota

Strehimi i Pacollit në Shqipëri, Abazi: Standart i dyfishtë i qeverisë shqiptare, Kosova s’e përzuri por i kërkoi të ka

29 Prill 2020, 13:26 Nga DOSJA
Strehimi i Pacollit në Shqipëri, Abazi: Standart i dyfishtë i

TIRANË– Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi shkruan se qeveria shqiptare po ndjek standarte të dyfishta në lidhje me karantinimin e njerëzve që vijnë nga jashtë, referuar rastit të Bengjet Pacollit.

Në një status në Facebook, Abazi shkruan se Pacolli nuk është ndaluar që të ulej me avionin e tij privat në Kosovë, por i është kërkuar që të futej në konvikt si çdo qytetar tjetër.

Nisur nga kjo gjë, Abazi shprehet se Pacolli ka preferuar të ulet me avionin e tij në Tiranë, ku nuk i është kërkuar karantinim si çdo qytetar tjetër.

Statusi i Plotë

Skandali Behgjet Pacolli dhe qeveria e Shqipërisë. (Drejtuar autoriteteve dhe mediave në Republikën e Shqipërisë). Autoritetet e Shqipërisë duhet të bëjnë transparente procedurat në lidhje me ardhjen me avion privat, qëndrimin dhe karantininin e Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë.

Pacolli kërkoi dje të hynte në Prishtinë, por pa iu nënshtruar rregullit për të qëndruar 14 ditë në karantinën e ngritur tek Qendra e Studentëve. Autoritetet kosovare ia refuzuan kërkesën Pacollit, duke thënë se rregullat e karantinimit për këdo që futet në Kosovë nga jashtë janë të njëjta. Por duket se qeveria shqiptare është treguar më bujare, duke e lejuar që të hyjë dhe të shkojë direkt e në shtëpinë e tij, lajm i konfirmuar nga këshilltari i tij, Naim Murseli. Murseli tha për Gazetën Express se Pacolli është në Tiranë në shtëpinë e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli behgjet pacolli ne tirane bojken abazi behgjet pacolli behgjet pacolli ne tirane bojken abazi

Sondazh

Poll