Bota

Rregullat e reja pas përhapjes së Covid-19, “do të shpëtojnë rënien e parave”

29 Prill 2020, 13:33 Nga DOSJA
Rregullat e reja pas përhapjes së Covid-19, “do të

BRITANI E MADHE- Bllokimi ka sjellë një rënie prej 60% të numrit të tërheqjeve nga bankomatët e parave, megjithëse njerëzit po marrin shuma më të mëdha.

Përdorimi i kartave të kreditit është rritur ndjeshëm me blerjet në internet, veçanërisht për artikujt ushqimorë. Ekspertët thonë se e ardhmja afatgjatë e parave të gatshme mund të jetë në rrezik, përpara se Mbretëria e Bashkuar të jetë e gatshme të përballojë ndryshimin.

Në këtë mënyrë ky rregull mund të lë pas rreth 20% të popullsisë që mbështeten në ato para, thonë ata.

Rreth 11 milion tërheqje të parave bëhen çdo javë, me një shumë prej 1 miliardë dollarë të marra, sipas Link, i cili mbikëqyr rrjetin e makinerive të para në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, me shumë dyqane, si dhe bare, kafene dhe restorante të mbyllura, ka më pak kërkesë për tërheqje të rregullt të parave të gatshme.

Tashmë në mbarë botën dyqanet e veshjeve apo supermaketeve po operojnë online, sepse kufizimi i njerëzve në shtëpi si shkak i virusit e ka bërë të pamundur blerjen e zakonshme.

Në mënyrë që klientët të mos presin në rradhë, duke pasur parasysh distancimin shoqëror, kjo është mënyra e duhur sesi të bëni pazaret.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bankomat bankomat

Sondazh

Poll