Politike

Cakaj flet për Luftën e Kosovës: Serbia ka kryer krime, duhet drejtësi, kemi qenë të qartë me ndërkombëtarët

28 Prill 2020, 14:57 Nga DOSJA
Cakaj flet për Luftën e Kosovës: Serbia ka kryer krime, duhet

TIRANË– Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një intervistë për Report Tv ka folur edhe për luftën e Kosovës.

Në fjalën e tij, Cakaj u shpreh se drejtësia duhet të shkojë në vend dhe krimet e luftës nga Serbia në Kosovë duhet të dënohen.

Drejtësia duhet të shkojë në vend. Krimet e luftës të dënohen. Kemi qenë të qartë me ndërkombëtarët. Serbia ka kryer krime në Kosovë është përgjegjëse për krime jo vetëm në periudhën e luftës por historikisht për periudha më të gjata,” tha Cakaj.

Cakaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini janë dy anëtarët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama që vijnë nga Kosova.

Fillimisht të dyve u është besuar posti i zv.ministrit dhe më pas kanë marrë ‘në dorë’ ministritë përkatëse. Cakaj nuk u dekretuar nga presidenti Ilir Meta ndaj kryeministri Edi Rama ka marrë postin e kryediplomatit duke ia deleguar kompetencat Cakajt.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike cakaj flet per kosoven gent cakaj lufta e kosovës cakaj flet per kosoven gent cakaj lufta e kosovës

Sondazh

Poll