Bota

Virusi po bën ‘kërdinë’ në SHBA, mbi 1 milionë të infektuar, në të gjithë botën kanë humbur jetën 220,324 person

29 Prill 2020, 07:46 Nga DOSJA
Virusi po bën ‘kërdinë’ në SHBA, mbi 1

Njerëzimi është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 220,324 persona dhe janë aktualisht të infektuar 3,170,474 të tjerë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 979,212 qytetarë.

Virusi po bën ‘kërdinë’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje deri më tani janë shënuar 59,819 viktima dhe rezultojnë të infektuar 1.040.233 qytetarë.  Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 22 raste të reja dhe numri total i viktimave është 4,633. Edhe Brazili është në luftë me virusin. Në këtë shtet gjatë orëve të fundit janë konfirmuar si të infektuar 336 persona  dhe janë shënuar në total 5,083 viktima.

COVID-19 nuk është larguar as nga Europa. Në Itali numërohen 27,682 viktima, ndërsa në Spanjë ka humbur betejën me COVID-19 24.275 qytetarë. Ndërkohë, në Francë janë shënuar edhe 23,660.

Virusi është përhapur masivisht edhe në Ballkan. Çdo ditë raportohet për të infektuar në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri aktualisht janë 766 të infektuar dhe janë shënuar 30 viktima.

Burimi:worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 05:19

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

Gjermani- Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe sha...