Politike

Meta kërkon sërish shkarkimin e Drvoranit: I ka mbaruar mandati, po shkel ligjin që po vijon punën në Gjykatën e Lartë

28 Prill 2020, 14:46 Nga DOSJA
Meta kërkon sërish shkarkimin e Drvoranit: I ka mbaruar mandati, po

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatës së Lartë , ku kërkon që këto institucione të shprehen për mbarimin e mandatit të Ardian Dvorani, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Meta në letër shkruan se Dvoranit, i ka mbaruar mandati dhe duhet të lerë detyrën, pasi vijimi i ushtrimit të funksioneve të tij është në kundërshtim me ligjin.

Në kushtet kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;

kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit; kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;

kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës.

Më herët Meta ka hedhur akuza të forta kundër kreut të KED, pasi ka thënë se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë gjë, Presidenti e ka kallëzuar dhe në SPAK, Dvoranin dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani gjykata e lartë ilir meta meta kerkon shkarkimin e dvoranit ardian dvorani gjykata e lartë ilir meta meta kerkon shkarkimin e dvoranit

Sondazh

Poll