Aktualitet

Kërkohet ‘zbërthimi’ e telefonave të Haxhiajve, lidhja e viktimave me kamionin me drogë në Bari, familja: Janë marrë

29 Prill 2020, 07:28 Nga DOSJA
Kërkohet ‘zbërthimi’ e telefonave të Haxhiajve,

DURRËSDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me hetimet që po vijojnë për zbardhjen e ekzekutimit të dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se prokuroria ka kërkuar që të ‘zbërthehen’ të dy aparatet celularë që përdornin dy viktimat.

Kontaktet, mesazhet dhe telefonatat e kryera, pritet që të zbardhin më tepër detaje ndërkohë që mësohet se Besmir Haxhia, njëri nga vitkimat ka komunikuar me mesazheve, me persona të botës së krimit, të cilët veprojnë në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm. Një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha foli për një mesazh që mund të zbardhte vrasjen e vëllezërve Haxhia, ose të paktënn, motivin.

Gjithashtu, Dosja.al mëson se hetimet po drejtohen në Bari, aty ku edhe para një muaji, u kap një sasi prej 20 kg kokainë dhe heroinë, në një kamion të modifikuar. Pikërisht, mjeti në të cili ishte ngarkuar droga, dyshohet se është modifikuar në beiznesin e makinave të dy viktimave, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Kamioni ishte nisur nga Durrësi dhe kishte mbërritur në Bari më 9 prill.me linjën e tragetit M/N Marina. Nën mekanizmin e ndryshimit të marsheve u gjetën 19 pako drogë baraz me 12.1 kg kokainë e 8.8 kg heroinëe. Kokaina ishte konfeksionuar në 11 pako e heroina në 8 pako. Si pasojë e këtij operacioni u vu në pranga shoferi 47-vjeçar shqiptar, i cili para autoriteteve kur ishte ndaluar, kishte deklaruar se po tranportonte veshje në Piacenza e në Bergamo. Gjithsesi mbetet ende për t’u zbardhur detaje që i lidhin viktimat Haxhia me këtë operacion.

Familjarët e vëllezërve Haxhia, që u ekzekutuan në atentin e para dy ditëve në Durrës, janë shprehur se djemtë ‘kishin punët e tyre’. Në një prononcim për gazetaren e Balkanweb, Klodiana Haxhiajn, familjarët janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni nëse Besmiri dhe Viktor Haxhia janë kërcënuar apo kanë pasur mosmarrëveshje me njeri. “Nuk dimë nëse djemtë ishin të përfshirë në ndonjë konflikt apo janë kërcënuar. Ata kishin punët e tyre, merreshin me biznes,”- mësohet të kenë thënë ata pas dëshmisë në polici.

I ati është shprehur se djemtë e tij kanë ndërtuar çdo gjë me kredi dhe u ka kërkuar mediave që të mos i shqetësojnë. Ndërsa daja, Nikollë Preçi, është shprehur se ata ishin një familje e varfër që jetonin me të ardhura nga punët e tyre të pastra. Një detaj që e bën akoma më të dhimbshme ngjarjen është edhe fakti që Viktori kishte ndarë ditën e fejesës, në muajin qershor.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba dy ditë më parë, në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.

Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2020, 06:59

Skapar- Policia e Shtetit ka njoftuar së fundmi se është arrestuar 57-vjeçari Hekuran Met’hoxha, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në ajër dhe...