Sport

Sa shumë shqetësime për Dybalan, futbollisti rezulton me koronavirus edhe pas 6 javësh

29 Prill 2020, 08:48 Nga DOSJA
Sa shumë shqetësime për Dybalan, futbollisti rezulton me

ITALI-Koronavirusi po kthehet në një makth për Paolo Dybala-n, sulmuesi argjentinas ishte një nga të parët futbollistë të Juventusit prekur nga Covid-19. Më 21 mars ishte vetë Paulo Dybala që nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij njoftoi se kishte rezultuar sërish pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa sot El Chiringuito ka konfirmuar se për të 4-tën herë radhazi, sulmuesi argjentinas ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë te klubi i Juventusit janë shqetësuar për këtë situatë dhe kanë kërkuar të tjera teste të imtësishme, pasi shpresojnë që argjentinasi të lërë pas sa më shpejt këtë situatë dhe të jetë gati t’i përgjigjet një grumbullimi të mundshëm të skuadrës për të rinisur stërvitjen.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentinasi me koronavirus juventus paolo dybala argjentinasi me koronavirus juventus paolo dybala

Sondazh

Poll