Bota

S’e lejuan të futet në Kosovë, Pacolli vjen me avion privat në Tiranë dhe futet në shtëpinë e tij, Vetëvendosja: Pse

29 Prill 2020, 07:16 Nga DOSJA
S’e lejuan të futet në Kosovë, Pacolli vjen me avion privat

TIRANË– Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbërritur një natë më parë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë. Mësohet se Pacolli ka ardhur në vndin tonë, pas udhëtimit që ka pasur në Zvicër. Me aeroplan privat nga Lugano, kryetari i AKR-së, ka mbërritur në orën 18:00 në Tiranë dhe është strehuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin shqiptar.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër ne Tiranë Boiken Abazi, i cili ka ngritur një pyetje: përse Pacolli nuk strehohet në karantinë, por është lejuar të shkojë në shtëpinë e tij?

Ku është Behgjet Pacolli? Avioni i tij privat mbërriti sot në Tiranë. A nuk do duhej të ishte në karantinë në një prej hoteleve që Qeveria Rama ka caktuar për ata që vinë nga jashtë vendit? I lutem gazetarëve në Shqipëri ta sqarojnë këtë histori,”– shkruan Abazi në Facebook.

Më herët, Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është penguar të shkojë në  Kosovë. Sipas tij shkak për këtë moslejim është bërë Qeveria e cila po i vendos pengesa për të shkelur në Kosovë.

Ndër të tjera në postimin e tij Pacolli, është shprehur se tashmë i është anuluar leja për aterim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, teksa prej dy muajsh ka qenë nën rregulla të forta në Zvicër si shkak i shpërthimit të koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli kosove tirane behgjet pacolli kosove tirane

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 05:19

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

Gjermani- Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe sha...

Bota 28 Prill 2020, 18:48

Përse Pentagoni i publikoi tani pamjet e UFO-ve

AMERIKË– Pentagoni publikoi të hënën tre video të deklasifikuara që tregojnë pilotët amerikanë teksa ndeshen me ato që duken se janë objekte fluturue...