Bota

Paralajmërimi i mjekut të njohur amerikan: Numri i rasteve me COVID-19 mund të shtohet kur SHBA të ripahet nga izolimi

29 Prill 2020, 05:22 Nga DOSJA
Paralajmërimi i mjekut të njohur amerikan: Numri i rasteve me COVID-19

Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, tha të martën se pret që numri i rasteve me COVID-19 të shtohet kur vendi të ripahet nga izolimi.

Gjatë një interviste virtuale me Klubin Ekonomik të Uashingtonit, zoti Fauci tha se, “nëse kufizimet hiqen me kujdes dhe ne kemi aftësinë për të identifikuar individët me virus, izoluar dhe zbuluar ata me të cilët kanë patur kontankte, atëherë numri i rasteve të reja do të jetë i ulët”.

Në bazë të këtij skenari, tha ai, modelet tregojnë një numër të vogël rastesh nga 70 mijë deri 80 mijë në të gjithë vendin.

Kthimi i virusit apo mos zhdukja e tij e plotë, tha ai, është e pashmangshme. Dr. Fauci tha se deri nga fundi i vitit do të dimë nëse do të kemi një vaksinë të sigurtë dhe efektive. Pas kësaj, tha ai, sfida do të jetë që të prodhojmë numrin e mjaftueshëm dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjithë vendin dhe mbarë botën.

Marrë nga Zëri i Amerikës

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne shba anthony fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 05:19

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

Gjermani- Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe sha...

Bota 28 Prill 2020, 18:48

Përse Pentagoni i publikoi tani pamjet e UFO-ve

AMERIKË– Pentagoni publikoi të hënën tre video të deklasifikuara që tregojnë pilotët amerikanë teksa ndeshen me ato që duken se janë objekte fluturue...