Bota

Albin Kurti shigjeton Ramën: I kam dërguar një letër, e i kam kërkuar takim gjatë pandemisë por nuk mora kurrë përgjigj

28 Prill 2020, 19:29 Nga DOSJA
Albin Kurti shigjeton Ramën: I kam dërguar një letër, e i

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për një letër që i ka dërguar Ramës dhe ska marrë një përgjigje prej tij. Kurti i ftuar sot në Euronews, u shpreh se i ka dërguar një letër dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, për mbajtjen e një takimi të përbashkët në kohën e pandemisë, por edhe sot nuk ka një përgjigje.

Lideri i LVV tha se për këtë takim kishte vënë në dijeni dhe kreun e qeverisë në Shqipëri, Kryetaren e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani si dhe Presidentin Hashim Thaçi.

Gjatë pandemisë ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë”, deklaroi Kurti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci takimi rama kurti albin kurti hashim thaci takimi rama kurti

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 18:48

Përse Pentagoni i publikoi tani pamjet e UFO-ve

AMERIKË– Pentagoni publikoi të hënën tre video të deklasifikuara që tregojnë pilotët amerikanë teksa ndeshen me ato që duken se janë objekte fluturue...