Bota

“Rusia do të përballet me një valë të dytë të koronavirusit” Putin: Jemi gati për ta përballuar

28 Prill 2020, 19:44 Nga DOSJA
“Rusia do të përballet me një valë të dytë

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ditën e sotme në një deklaratë për mediat ka thënë se Rusia do të përballet me një valë të dytë të koronavirusit. Ai tha se edhe pse gjendja në Rusi ka nisur të stabilizohet, mund të ketë një fazë të re të pandemisë por megjithatë vendi është gati të përballet me çfarëdolloj situate.

“Rritja e përditshme në raste është stabilizuar relativisht, por kjo nuk duhet të na qetësojë, situata është ende shumë serioze.Kulmi nuk qëndron pas nesh, ne jemi gati të përballemi me një fazë të re dhe grindëse të pandemisë … kërcënimi vdekjeprurës i virusit mbetet.”- tha Putin.

Ndërkohë ai tha se Rusia do të jetë në izolim deeri më  më 11 maj. Fillimi i majit në Rusi shënohet me festa të gjata publike për Ditën e Punës dhe Ditën e Fitores, por që këtë vit nuk do të realizohen. Ai tha se pas 11 maj mund të zbuten kufizimet dhe për këtë urdhëroi qeverinë që të përgatis një plan deri më datë 5 maj

“Ne nuk mund të flasim për këtë si një anulim i njëkohshëm i kufizimeve, ne duhet të përgatitemi për një rrugë të vështirë përpara.Ne duhet të japim llogari për të gjitha rreziqet dhe të tregojmë ndjeshmëri, kështu që ne nuk tërhiqemi prapa për të humbur gjithçka që kemi arritur deri më tani.“- tha ai.

Burimi;CNN

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi vladimir putin koronavirusi ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 18:48

Përse Pentagoni i publikoi tani pamjet e UFO-ve

AMERIKË– Pentagoni publikoi të hënën tre video të deklasifikuara që tregojnë pilotët amerikanë teksa ndeshen me ato që duken se janë objekte fluturue...