Bota

Tjetër skandal përfshin Facebook, kodet personale në duart e mbi 20 000 punonjësve

26 Mars 2019, 18:55 Nga DOSJA
Tjetër skandal përfshin Facebook, kodet personale në duart e mbi

Rrjeti social Facebook është përfshirë në një tjetër skandal me të dhënat e përdoruesve të saj.

Miliona fjalëkalime të përdoruesve janë ruajtur të paenkriptuara në serverët e brendshëm dhe kanë qenë të aksesueshëm nga mijera punonjës të kompanisë.

Kodet që janë shumë të vjetra, të cilat datojnë që prej 2012, ishin të arritshme për gati 20,000 punonjës, sipas blogut të KrebsOnSecurity i cili ishte i pari që zbuloi skandalin më të fundit të platformës popullore dhe merret me çeshtjen e sigurisë së internetit.

Duke cituar një punonjës ekzekutiv të rangut të lartë nga kompania, Blogu, raportoi se janë ruajtur fjalëkalimet e 200-600 milionë përdoruesve me tekste të thjeshta, pa kriptografi.

Problemi u zbulua në janar si pjesë e një kontrolli rutinë të sigurisë. Shumica e kodeve i përkisnin përdoruesve të Facebook Lite, një version i aplikacionit që kryesisht përdoret në zonat me internet me shpejtësi të ulët.

“Të jemi të qartë: këto kode kurrë nuk janë parë nga askush jashtë Facebook dhe nuk kemi gjetur ndonjë gjë deri më sot duke sugjeruar se dikush i ka përdorur ato në mënyrë jo të duhur”- thuhet në deklaratën e kompanisë.Vetëm disa muaj më parë Facebook pranoi se disa rrjetet interneti kishin akses në llogaritë e dhjetëra miliona përdoruesve për shkak të një problemi të sigurisë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota facebook paswordet e facebook tw paenkriptuara facebook paswordet e facebook tw paenkriptuara

Sondazh

Poll