Bota

Papa Françesku: Kur jam duke u lutur, ndonjëherë më zë gjumi

26 Mars 2019, 17:33 Nga DOSJA
Papa Françesku: Kur jam duke u lutur, ndonjëherë më

Papa Françesku ka rrëfyer se nganjëherë e zë gjumi duke u lutur dhe pretendon se shenjtorët kanë qenë të njohur për të marrë një sy gjumë të shenjtë.

“Kur lutem, nganjëherë bie në gjumë,” tha ai në një episod të një programi televiziv katolik TV2000 të transmetuar të martën në YouTube.

“Shën Tereza e ka bërë këtë”, tha ai duke iu referuar një murgeshë franceze të shekullit të 19-të, duke shtuar se të krishterët ishin të ushëzuar të ndiheshin si fëmijë të shtrirë në krahët e etërve të tyre – një vend i favorshëm për të fjetur, nënkupton ai.

80-vjeçari argjentinas i kishës katolike romake rrezaton energji dhe entuziazëm kur takon njerëzit, por mimika e tij ndryshon kur ai lutet, shpesh duke u përkulur kokën dhe duke mbyllur sytë për kohë të gjatë.

Papa e vlerëson gjumin e tij dhe shtrihet në shtrat çdo natë në orën 21:00, megjithëse ai ngrihet me në orën 4 të mëngjesit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota flen kur lutet lutje papa françesku youtube flen kur lutet lutje papa françesku youtube

Sondazh

Poll