Bota

‘Tensione në ajër’, avionët turq pengojnë fluturimin e helikopterit të Tsipras

26 Mars 2019, 13:27 Nga DOSJA
‘Tensione në ajër’, avionët turq pengojnë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras pasi zbriti në ishullin Agathonisi, ku mori pjesë në ceremonitë përkujtimore të kryengritjeve kundër osmanëve të vitit 1821, avionët turq e penguan helikopterin Chinook të kryeministrit duke shkaktuar tensione.

Në një reagim të menjëhershëm nga Ankaraja u pohua se nuk ishte për qëllim të pengonte fluturimin e Tsiprasit.

“Dua t’u dërgoj një mesazh dhe t’u them se veprime të tilla janë të pakuptimta, kanë harxhuar karburantin kot. Ne do të jemi gjithmonë gati për të mbrojtur integritetin tonë kombëtar.”- u shpreh një zyrtar grek për Reuters.

Pavarësisht se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s, Turqia dhe Greqia kanë një sërë mosmarrëveshjesh me çështjet që variojnë nga Qipro, apo ndarja e hapsirës ajrore.

Pasi Greqia e bllokoi ekstradimin e tetë ushtarëve turq të akuzuar nga Ankaraja si të përfshirë në grushtin e dështuar ushtarak të vitit 2016, nisën edhe përkeqësimet e marrëdhënieve mes tyre.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alexis tsipras avionet turq pengojne fluturimin e tsipras tensione ne qiellin turk alexis tsipras avionet turq pengojne fluturimin e tsipras tensione ne qiellin turk

Sondazh

Poll