Bota

Zyrtari amerikan për mediet serbe: Bombardimet e NATO-s ishin të drejta

26 Mars 2019, 16:56 Nga DOSJA
Zyrtari amerikan për mediet serbe: Bombardimet e NATO-s ishin të

SERBI- Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte kundër popullit të Jugosllavisë, por për të mbrojtur civilët në rajon dhe më gjerë, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Tanjug.

Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Kujtojmë që në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Në letrën e Haradinajt mes tjerash thuhet se populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.

Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bombardimet e nato-s jens stoltenberg ramush haradinaj bombardimet e nato-s jens stoltenberg ramush haradinaj

Sondazh

Poll