Bota

Parlamenti Europian voton për ndalimin e ndryshimit të orës

26 Mars 2019, 13:56 Nga DOSJA
Parlamenti Europian voton për ndalimin e ndryshimit të orës

Propozimi për këtë ndryshim u jepte mundësinë çdo shteti anëtar të zgjidhte prej 2021 të mbante sistemin aktual të kohës së verës ose të hiqte sistemin e ndryshimit të orës që ndodh dy herë në vit.

BE ka pranuar se të 28 shtetet aktualisht ndryshojnë orën e verës, të dielën e fundit të muajit mars, dhe të dielën e fundit të muajit tetor me nisjen e stinës së dimrit.

Komisioni Europian, i ngarkuar me hartimin e legjislacionit të BE-së, bëri propozimin vitin e kaluar pas një konsultimi publik ku 84% e votuesve dëshironin të hiqnin ndryshimin e orës. Parlamenti votoi me 192 vota ‘pro’ në favor të dhënies fund të ndryshimit të orës sezonale.

Deputetët e BE-së dhe Komisioni theksuan se shtetet duhet të bashkërendojnë zgjedhjet e tyre, për të minimizuar rrezikun e përçarjes ekonomike nga një larmi të sistemeve të ndryshimit të orës sezonale dy herë në vit.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deputetet e be-se deputetet votojne 'pro' ndryshimi i ores deputetet e be-se deputetet votojne 'pro' ndryshimi i ores

Sondazh

Poll