Bota

Ndryshe nga Rama, Vuçiç dorëzohet para opozitës, pranon zgjedhje të parakohshme

26 Mars 2019, 14:54 Nga DOSJA
Ndryshe nga Rama, Vuçiç dorëzohet para opozitës, pranon

SERBI- Situata  e rënduar politike në Serbi dhe zemërimi popullor, duket se e kanë detyruar partinë në pushtet SNS, që të kapërcejë kokëfortësinë dhe kundërshtitë e kryetarit Vuçiç dhe të marrë vendimin, për zhvillimin e zgjedhjeve të  parakohshme, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së rëndë në Serbi.

Lajmi është bërë me dije nga mediet vendase në Serbi dhe ato të huaja, të cilat njoftojnë se partia e presidentit serb Alekdandër Vuçiç, është e gatshme të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, vendimi u bë i ditur nga vetë Vuçiç pas një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë së tij, SNS.

Kryesia e SNS-së ishte pro zgjedhjeve të parakohshme, me vetëm një votë abstenim, timen”, deklaroi  Vuçiç menjëherë pas kësaj mbledhje.

Ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, por Vuçiç ka vazhduar që të jetë i vendosur për të mos u ulur në tryezën e dialogut me drejtuesit e opozitës serbe, Jeremiç dhe Obradoviç.

Njësoj si Edi Rama në Tiranë, presidenti i Serbisë ka përdorur një gjuhë të egër ndaj kundërshtarëve politikë që gjithsesi e detyruan më në fund, që të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ne nuk duhet të hyjmë në këtë mulli të dhunës politike, në të cilën kundërshtarët tanë politikë bashkë me fashistin Bosko Obradoviç po përpiqen të na tërheqin. Unë nuk do të pranoj asnjë nga kërkesat e tyre. Mbetet vetëm që ata të më vrasin mua. Mundësi tjetër nuk ka.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic edi rama serbi zgjedhje te parakohshme aleksander vucic edi rama serbi zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll