Aktualitet

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e punonjësit të burgut të Peqinit, gjendet arma por jo gëzhoja

28 Prill 2020, 19:48 Nga DOSJA
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e punonjësit të burgut

PEQIN– Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për plagosjen e punonjësit të burgut të Peqinit, Idajet Pajës. Efektivët e Policisë kanë gjetur edhe armën me të cilën është qëlluar efektivi, ndërsa në vendngjarje është zhdukur pa lënë gjurmë gëzhoja. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Peqin/Informacion paraprak/ Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë. Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësit i burgut të Peqinit, Idajet Paja, 41 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga jashtë teksa ai ndodhej brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 41-vjeçari ishte instruktor qensh. Atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e burgut, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, ndërkohë që ka nisur punë për zbardhjen e shkakut të plagosjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit plagosje ne burgun e peqinit burgu i peqinit plagosje ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll