Aktualitet

Plagoset punonjësi i burgut të Peqinit, ‘misteri i plumbit’, ku shkoi gëzhoja? Policia s’gjen asgjë

28 Prill 2020, 19:47 Nga DOSJA
Plagoset punonjësi i burgut të Peqinit, ‘misteri i

PEQIN– Policia dhe grupi hetimor kanë kërkuar gjithë zonën përreth burgut të Peqinit, ku u qëllua edhe punonjësi 41-vjeçar Idajet Paja. Mësohet se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësit i burgut të Peqinit, Idajet Paja, 41 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga jashtë teksa ai ndodhej brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 41-vjeçari ishte instruktor qensh.

Atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e burgut, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, ndërkohë që ka nisur punë për zbardhjen e shkakut të plagosjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit plagosje ne burgun e peqinit burgu i peqinit plagosje ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll