Bota

Nuk duroi dot gjendjen e pacientëve me koronavirus/ Doktoresha në SHBA vret veten. Familjarët: Nuk kishte probleme të shën

28 Prill 2020, 18:09 Nga DOSJA
Nuk duroi dot gjendjen e pacientëve me koronavirus/ Doktoresha në

 SHBA- Lorna Breen, shefja e repartit të emergjencës në një spital të Manhattan ka kryer vetëvrasje, pas disa ditësh që ishte marrë me trajnimin e pacientëve me koronavirus. 49 vjeçarja vdiq në Charlottesville, Virginia, ku po qëndronte me familjen pasi kishte fituar betejën me koronavirus.

Sipas familjarëve ajo nuk kishte pas sëmundje të shëndetit mendor por ata kanë theksuar se ajo ndihej e shkatërruar nga gjendja e pacientëve të tyre të cilët ishin të infektuar me koronavirus, ku disa prej tyre I kishin nxjerrë të vdekur nga ambulance.

“Ajo u përpoq të bënte punën e saj, dhe kjo i mori jetën. Ajo ishte në vjën e parë të luftës, në repartin e emergjencës, dhe u kthye në një viktimë si shumë të tjerë,–  tha Dr. Philip Breen për të bijën Dr. Lorna Breen, drejtoreshë në spitalin Allen në Neë York.

Sipas mediave të huaja nuk është mjekja e vetme që vdes për shkak të kësaj situate, pasi dy ditë më parë një mjek i ri ambulance i dha fund jetës pasi dëshmoi makabritetin e virusit, duke u qëlluar në kokë me pistoletën e të atit që e kishte polic.

Burimi:nytimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba lorna breen koronavirusi ne shba lorna breen

Sondazh

Poll