Bota

Albin Kurti tregon sondazhin: Vetëvendosje është dyfishuar, i mundim të gjitha partitë edhe nëse bëhen bashkë

28 Prill 2020, 18:18 Nga DOSJA
Albin Kurti tregon sondazhin: Vetëvendosje është dyfishuar, i

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për zhvillimet e fundit politike, e tha se që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, Vetëvendosje është dyfishuar. Ai iu referua një sondazhi të fundit dhe shtoi se dhe nëse bëhen të gjitha aprtitë bashkë në zgjedhje e konkurrojnë kundër LVV, kjo e fundit dot të fitojë.

Sondazhi i fundit na nxjerr me 52.8% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë”, deklaroi kryeministri në detyrë.  “6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi kreu i VV-së.

Më tej në intervistën e tij për EuroNeës, Kurti tha se ka pritur që qeveria e tij të mos ishte jetëgjatë duke iu referuar elementëve që kanë kapur shtetin në Kosovë dhe në kushte të tilla ka qenë i vetëdijshëm se do të përballej me shumë probleme përveç vështirësive të zakonshme

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove qeveria e re ne kosove albin kurti koronavirusi ne kosove qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll