Bota

Qëndron edhe në sipërfaqe.  Ja se si t’i pastroni ato nëse dyshoni se mund të përmbajnë koronavirus

28 Prill 2020, 17:24 Nga DOSJA
Qëndron edhe në sipërfaqe.  Ja se si t’i pastroni ato

SHBA– Sipas studimeve koronavirusi përhapet kryesisht përmes spërklave kur teshtini ose kolliteni, por gjithashtu grimca të tij mund të rrinë gjatë edhe në sipërfaqet e mobiljeve

Për të zvogëluar mundësinë e infeksionit, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon pastrimin e zonave që prekni shpesh, si dorezat e dyerve, lavamanët dhe tualetet. Por sipas tyre pastrimi i një sipërfaqe nuk është i njëjtë me dezinfektimin e tij.

Procesi i pastrimit përfshin pastrimin e një zone me sapun dhe ujë, ndërsa dezinfektimi nënkupton aplikimin e një lënde kimike për të vrarë mikrobet.

“Hapi më i rëndësishëm është hapi i pastrimit. Shumë njerëz spërkasin një sipërfaqe dhe pastaj e fshijnë. Por kjo nuk e le dezinfektuesin të bëjë punën e vet.”- tha Cory Chalmers, CEO i shërbimit profesional të pastrimit Steri-Clean.

Kjo për shkak se sipërfaqet e pista janë të veshura me mikrobe të quajtura biofilm që rezistojnë ndaj dezinfektuesve. Këto mikrobe duhet të hiqen përpara se një kimikat të shkatërrojë në mënyrë efektive çdo virus ose bakter që zgjat. Ata thonë se një dezefektues mund të aplikohet psi sipërfaqja të jetë e pastër.

Burimi;.businessinsider.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote shba koronavirusi ne bote shba

Sondazh

Poll