Aktualitet

Plagosja në Shkodër, Policia arreston të dyshuarin: Nuk bëjmë me dije identitetin e tij. RENEA-t blindojnë zonën

28 Prill 2020, 16:28 Nga DOSJA
Plagosja në Shkodër, Policia arreston të dyshuarin: Nuk

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka ndaluar të dyshuarin kryesor për plagosjen e ndodhur pasditen e sotme. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije detaje lidhur me identitetin e të plagosurit, ndërkohë nuk ka bërë me dije asgjë për të dyshuarin duke u shprehur se është ende nën hetim. Ndërkohë efektivët e Policisë dhe RENEA-t kanë rrethuar zonën duke ngritur edhe pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e  tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit. Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në urën e Bunës në Shkodër. Mësohet se i plagosuri është Gëzim Bici, i cili është qëlluar pasi është ndjekur për disa metra nga autorët. Aktualisht ai po operohet për t’i nxjerrë plumbat nga qafa dhe krahu, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku edhe kanë nisur punën për zbardhjen e rastit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim bici plagosje në shkodër policia e shtetit shkoder gëzim bici plagosje në shkodër policia e shtetit shkoder

Sondazh

Poll