Aktualitet

Me silenciator gati për të vrarë! Si e ndoqën me makinë autorët të plagosurin në Shkodër, peshkatari pa gjithçka nga p

28 Prill 2020, 16:16 Nga DOSJA
Me silenciator gati për të vrarë! Si e ndoqën me makinë

SHKODËR– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ndodhur pasditen e sotmë në urën e Bunës në Shkodër. Burimer për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri, Gëzim Bici ka qenë në këmbë në momentin kur autorët, e kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. 

Sipas dëshmitarëve, nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga plagosja, gjë që shton dyshimet se autorët kanë përdorur një pistoletë me silenciator, ose armë e një kalibri të vogël. 

Në urën e Bunës, ndodhen disa restorante dhe biznese të tjera, ndërsa Policia ka shoqëruar në Polici një peshkatar, i cili ka qënë pranë në momentin e plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në urën e Bunës në Shkodër. Mësohet se i plagosuri është Gëzim Bici, i cili është qëlluar pasi është ndjekur për disa metra nga autorët. Aktualisht ai po operohet për t’i nxjerrë plumbat nga qafa dhe krahu, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku edhe kanë nisur punën për zbardhjen e rastit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim bici plagosje në shkodër shkoder gëzim bici plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll