Aktualitet

Plagosje për një gurore në Shkodër, 50-vjeçari qëllohet me armë zjarri, rëndë në reaminacion. Policia ndalon të dyshu

28 Prill 2020, 15:14 Nga DOSJA
Plagosje për një gurore në Shkodër, 50-vjeçari

SHKODËR– Një 50-vjeçar, i identifikuar si Gëzim Bici është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Urën e Bunës në Shkodër. Policia ka shoqëruar të dyshuarin kryesor lidhur me ngjarjen, megjithatë nuk bën të ditura detaje lidhur me identitetin e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga ‘blutë’ e qytetit është prangosur Bardh Isufi, banues në Shkodër.

Mësohet se Bici ndodhet në reanimacion ku dhe po i nënshtrohet një operacioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka marrë plumba në qafë dhe në dorë dhe se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se në momentin e plagosjes, Bici ka qënë duke ecur në këmbë mbi urë, ndërsa është ndjekur për disa metra nga autori i plagosjes për ta eliminuar. Ai është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. 

.

Dyshohet se “molla e sherrit” mes tij dhe 50-vjeçarit të plagosur është bërë një gurore në pronësi të të dyshuarit. Të dy kanë debatuar me njëri-tjetrin pranë gurores, dhe rreth 200 metra larg Urës së Bunës, pikërisht në momentin kur Gëzim Bici po largohej, i ndaluari nga Policia ka qëlluar drejt tij duke e plagosur.

Sapo ka ndodhur plagosja, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja por nuk ka arritur që të shkojë larg pasi është prangosur pranë bregut të lumit Buna.

Sipas dëshmitarëve, nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga plagosja, gjë që shton dyshimet se autorët kanë përdorur një pistoletë me silenciator, ose armë e një kalibri të vogël. 

Mesa duket koronavirusi po kalon në plan të dytë pasi që prej ditës së djeshme janë rikthyer goditjet e krimit në vend. Vetëm gjatë ditës së djehsme u shënuan 4 vrasje në Lezhë dhe në Durrës, brenda disa orëve.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardh isufi gëzim bici plagosje në shkodër shkoder bardh isufi gëzim bici plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll