Politike

“Orizi për ndihmat blihet me 4-5 fishin e çmimit!”/ Berisha denoncon: Skandal, është vjedhje e ndrikull Xhaçkës me Ram

28 Prill 2020, 12:12 Nga DOSJA
“Orizi për ndihmat blihet me 4-5 fishin e çmimit!”/

Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar së fundmi se Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet tenderave për COVID-19, po e ble orizin me një çmim shumë të lartë, nga sa është realisht në treg. Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, i cili shprehet se vlera e pakos së orizit shkon në 4000 lekë, ndërkohë që në treg është 700 lekë. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si skandal këtë akt, që sipas tij  mban firmën e ministres së Mbrojtjes,  Olta Xhaçka.

Denoncimi: 

Skandal…..! Orizi per ndihmat blihet me 4-5 fishin e çmimit!Vjedhjet e Ndrikull Hajni Xhaçkes dhe Edvin Hajdutit me orizin jane njelloj si vjedhjet e ketij te fundit me ndrikull Hajni Masken me maskat!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Pershendetje dr Blerjet e ushqimeve tëshportes nga Ministria e Mbrojtjes eshtë skandaloz. Orizi cilësi e fundit po blehet nga 700 lek të vjetra në 3.000 lek dhe shto dhe shoenzimet operacionale deri te përfituesi, shkon 4.000. Po qe se familjeve në nevojë do ju jepeshin bono ose para në dorë , do të blenin 4-5 herë më shumë ushqime me të njëjten vlerë të paketës që shoerndan Ministra Xhaçka me Kompaninë e bashkëshortit Tan Gaxhi Prej 5 ditësh, nuk ka ndryshim tabela e ndihmave nga Rezervat e Shtetit….! Kjo për shkak se Ministria e Mbrojtjes ka bërë vjedhjet më skandaloze me tenderin e ushqime me firmen e zgjedhur nga Tan Gaxhi, bashkshort i Ministres Xhaçka.

Që prej rasteve të para të koronavirusit, opozita ka denoncuar tenderat e qeverisë, duke nisur me atë të Rezervave të Shtetit, ku SPAK ka nisur një hetim për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. PD akuzon se është favorizuar një kompani nga Maqedonia e Veriut, që vetëm 6 ditë para tenderit shtoi si shërbim të saj edhe ushqimet. Më tej PD ka hedhur akzua edhe për tenderat në Shëndetësi, për blerjen e maskave dhe veshjeve mbrojtëse. Pak ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi denoncoi  se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shpallur sekret tenderin për letrën higjienike për pacientët e shtruar në 2 spitalet COVID-19 në Tiranë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka sali berisha tenderi i ushqimeve olta xhacka sali berisha tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2020, 19:49

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e testiemve, ku ka thënë se gjithçka e vendosin ekspertët dhe deri tani e quajti strategji...