Politike

COVID-19/ Meta thirrje qeverisë: Përkrahni sektorin fason, garantoni masat mbrojtëse për bluzat e bardha

28 Prill 2020, 08:39 Nga DOSJA
COVID-19/ Meta thirrje qeverisë: Përkrahni sektorin fason, garantoni

Tiranë– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të garantojë masat mbrojtëse për mjekët dhe infermierët, që po rrezikojnë jetën për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve në këtë kohë pandemi. Po kështu në një postim në Facebook, Meta shprehet se qeveria duhet  të mbështesë në veçanti sektorin e fasonerisë, ku janë shfaqur mjaft probleme kohët e fundit.  Kreu i shtetit thekson më tej se garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në çdo sektor, janë të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet.

Reagimi: 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Me shqetësim kam ndjekur këto ditë edhe situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar. Garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në çdo sektor, veçanërisht të kujtdo që është në vijën e parë kundër COVID-19, janë të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet. Jeta, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë të parat!”.

Aktualisht në vendin tonë janë 736 të infektuar, janë shënuar 30 viktima dhe  422 të tjerë janë shëruar.  Situata është më e stabilizuar dhe ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta viktimat e covid ne shqiperi ilir meta viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2020, 19:49

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e testiemve, ku ka thënë se gjithçka e vendosin ekspertët dhe deri tani e quajti strategji...