“Kemi skenar pozitiv”, Rama tregon planin: Nesër vendimi final për shkollat, viti shkollor nuk digjet
27 Prill 2020, 21:10Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nesër pritet të merret vendimi final në lidhje me hapjen apo jo të shkollave. Në një lidhje direkt me emisionin “Real Story”, Rama u shpreh se është gjetur një zgjidhje që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe studentëve, por nga ana tjetër të mos humbet as viti shkollor.
“Kemi parë shumë vende që kanë vendosur të mos i hapin, Italia e fundit. Sot kemi pasur një diskutim me ministren, besoj nesër do kemi një vendim përfundimtar. Ideja është të mbrojmë vitin shkollor, Maturën Shtetërore dhe nxënësit të mos humbin vitin shkollor. Si do të bëhet kjo pa hapur shkollën? Nesër do detajohet.
Kujtoj që në zonën më të populluar të Shqipërisë Tiranë-Durrës ne në nëntor morëm goditje edhe nga tërmeti gjë që ka bërë të rritet shumë numri i nxënësve në shkollat e padëmtuara, ku hapja e procesit mësimor është faktikisht e pamundur, nga ana tjetër ne nuk duam të humbim vitin shkollor. Ne kemi hartuar një proces disi tjetër nga vendet e tjera. Besoj që do bëjmë dicka në këtë drejtim. Kemi skenar pozitiv qoftë për të mbrojtur shëndetin,qoftë për të mbrojtur nxënësit dhe qoftë për të mbrojtur vitin”, u shpreh Rama.
Më herët dhe ministrja e Arsimit ka bërë me dije se nuk do të ketë djegie të vitit shkollor, pasi po vijon mësimi online.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportin e tij me Presidentin Ilir Meta dhe tha se ai nuk është në luftë me të. Në një lidhje direkte me emi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sot për 4 vrasjet që kanë ndodhur sot në Lezhë dhe Durrës. Në një lidhje direkte me emisioni “Real Story”, Rama u sh...
Politike27 Prill 2020, 19:49
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e testiemve, ku ka thënë se gjithçka e vendosin ekspertët dhe deri tani e quajti strategji...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19, ku ka thënë se virusi nuk do zhduket nëse nuk krijohet vaksina. Në një lidhje direkte m...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas 2 atentateve të ndodhur në Shqipër, ku kanë mbetur viktimë 4 persona. Në një intervistë në Ora news, Meta tha s...
Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishin të ftuar me anë të një lidhje “Skype” deputeti socialist Ervin Bushati, dhe ish-de...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të mbështetur bizneset, pasi rrezikohen mijëra vende pune. Në...