Politike

“Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet”/ Rama mesazh shqiptarëve, citon novelistin irlandez

28 Prill 2020, 07:05 Nga DOSJA
“Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i

Tiranë- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur fjalët e novelistit  irlandez, George Moore për t’i uruar mirëmëngjes shqiptarëve.

“Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur”, shkruhet në postimin e Ramës, fjalë të cilat janë të novelistit irlandez.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për shqiptarët do nisë një jerë e re, me kushte të reja dhe duhet të përshtatemi të bashkëjetojmë me virusin. Ai theksoi se nëse do të rritet numri i të infektuarve do të ashpërsohen edhe masat për qytetarët.

Në vendin tonë aktualisht janë  736 të infektuar dhe janë shënuar 29 viktima. Ndërsa 422 qytetarët janë shëruar. Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2020, 19:49

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e testiemve, ku ka thënë se gjithçka e vendosin ekspertët dhe deri tani e quajti strategji...