Bota

213,341 viktima dhe mbi 3 milionë të infektuar, virusi po bën ‘kërdinë’ në Brazil, gjatë orëve të fundit preken 945

28 Prill 2020, 05:44 Nga DOSJA
213,341 viktima dhe mbi 3 milionë të infektuar, virusi po bën

COVID-19 shkakton viktima çdo ditë. Aktualisht në të gjithë botën kanë humbur jetën 213,341 persona dhe janë infektuar 3,092,400  qytetarë. Lajmi i mirë është se 938,266 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 57.065 persona dhe janë të infektuar mbi 1 milonë të tjerë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 151 raste të reja me COVID-19.  Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Në këtë shtet janë regjistruar 4,633 viktima dhe janë të infektuar 82,836 qytetarë. Koronavirusi është përhapur gjerësisht edhe në Brazil. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë shënuar 945 raste të reja me COVID dhe numri total i viktimave është 4,603.

Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 27.359 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Po kështu edhe Ballkani është në luftë me virusin. Raste të reja konfirmohen çdo ditë në Kosovë, Mal të Zi, Greqi dhe Maqedoni e Veriut. Në Shqipëri janë 750 të infektuar dhe kanë humbur jetën 30 persona.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 19:30

SHBA– Maatje Benassi, rezerviste në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është një nga personat e cila u akuzuar se ka sjellë koronavirusin në SHBA. Ajo s...