Bota

27 Prill 2020, 19:30 Nga DOSJA

SHBA– Maatje Benassi, rezerviste në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është një nga personat e cila u akuzuar se ka sjellë koronavirusin në SHBA. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj është kthyer në një temë dikutimi edhe pse nuk kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe as nuk kanë shfaqur  asnjë simptomë.

Teoritë konspirative nisën të përqendroheshin te Maatje Benassi, në muajin mars, pasi ajo kishte marrë pjesë  pjesëmarrja e saj në Olimpiadën e Ushtrive, që u organizua në Wuhan. Maatje konkurroi në konkursin e çiklizmit atje, duke u përfshirë në një aksident që i la një brinjë të thyer.

Edhe pse specialist të teknologjisë janë marrëpër të luftuar dezinformimin në lidhje me koronavirusin, por asnjë nga këto hapa nuk ka ndihmuar familjen Benassi, ku videot u shpërndanë në masë.

Një nga të parët që e ‘ushqeu’ teorinë ishte George Webb, një 59-vjeçar amerikan që transmeton direkt në YouTube, aty ku ka mbi 100 000 ndjekës dhe 27 milionë shikime. Ndërkohë, Matje Benassi deklaroi se është munduar ta zgjidhë këtë çështje, por është shumë e vështirë:

 “Jetojmë në një vend me lirinë e fjalës dhe autoritetet nuk mund t’ia mbyllin gojën Ëebb-it. Më thanë të gjenim avokat. E gjetëm, por e kuptuam që për njerëzit e thjeshtë është shumë e vështirë që të nxjerrësh të vërtetën në dritë. U ankuam te YouTube, por edhe kur kompania pranon të fshijë një video, ajo video do disa ditë që të zhduket. Gjatë kësaj kohe, videoja bëhet virale dhe dëmi u bë. Më e keqja është se ato video postohen sërish në YouTube”.

Burimi:MSN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba maatje banassi koronavirusi ne shba maatje banassi

Sondazh

Poll