Bota

Humb jetën 53 vjeçari, nga Peja/ Shkon në 22 numri i viktimave, regjistrohen 763 raste me Covid-19

27 Prill 2020, 18:11 Nga DOSJA
Humb jetën 53 vjeçari, nga Peja/ Shkon në 22 numri i viktimave,

KOSOVË– Një  person nga komuna e Pejës ka humbur jetën nga Covid-19, dhe numri total i viktimave në Kosovë ka shkuar në 22

Klinika infektive në Kosovë ka njoftuar se viktima ishte në moshën 53 vjeçari, i cili ishte hospitalizuar  një ditë më parë. Insituti i Shëndetit në Kosovë ka njoftuar se i vdekuri vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Kosovë, deri më tani gjithsej janë infektuar 763 persona me koronavirus, ndërkohë 165 janë shëruar.

Mbi 3 milionë të infektuar, 209,001 viktima dhe 893,196 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Amerika është vendi i parë në botë për numrim më të lartë të viktimave. Në SHBA deri më tani kanë humbur jetën 56,009 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 993,852 të tjerë.COVID-19 nuk është larguar as nga Europa. Në Itali kanë numri i viktimave ka shkuar në 26,977 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23,521 qytetarë. Edhe Franca është në luftë me virusin. 22.856 viktima janë shënuar deri më tani në Francë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koroanvirusi ne kosove koroanvirusi ne kosove

Sondazh

Poll